Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Studime mbi sistemin bankar dhe zhvillimin ekonomik
Autor: Gent Sejko
Ky vëllim i edituar sjell për lexuesit një grup materialesh studimore të kryera nga stafi i Bankës së Shqipërisë me fokus aktivitetin bankar në ndërmjetësimin financiar dhe rolin e tij në ekonominë shqiptare. Kjo përmbledhje vjen në duart e publikut për të sjellë fakte dhe rezultate mbi çështje që lidhen me sistemin bankar dhe ndërlidhjen e tij me ekonominë në tërësi. Materialet përfaqësojnë rezultate të punës rigoroze dhe kërkimit shkencor të Bankës së Shqipërisë në këto drejtime përgjatë 10 viteve të fundit.

A ndikon rreziku primar sovran mbi stabilitetin bankar? Evidenca nga sektori bankar shqiptar
Autor: Gerti Shijaku
Ky material diskutimi analizon në mënyrë empirike faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që lidhen me stabilitetin bankar, veçanërisht nëse rreziku primar sovran ndikon stabilitetin bankar. Për këtë arsye, ne kemi ndjekur një metodë të re për përllogaritjen e një indeksi rreziku për sistemin bankar shqiptar, i cili bazohet në të dhënat e bilancit kontabël që raportohen nga bankat dhe pasqyron gjendjen e tyre në aspektin individual.

Prodhimi dhe rritja potenciale, hendeku i prodhimit dhe i papunësisë në Shqipëri: Analizë krahasuese e vlerësimeve të reja, 2015
Autor: Evelina Çeliku, Enian Çela, Iris Metani
Projekti studimor synon të rivlerësojë rezultatet nga metodat ekzistuese dhe atyre të reja që zbatohen në rastin e Shqipërisë për vlerësimin e prodhimit potencial, të normës natyrore të papunësisë, dhe të hendeqeve përkatës. Rivlerësimet kanë konfirmuar reduktimin e rritjes potenciale dhe trendin rritës të normës natyrore të papunësisë nga fundi i vitit 2009.

Një vlerësim statistikor i performancës parashikuese të modelit Gap për ekonominë shqiptare
Autor: Meri Papavangjeli, Arlind Rama
Ky studim synon të ofrojë një metodologji statistikore vlerësimi të performancës parashikuese të modelit GAP, një model ekonomik gjysmë-strukturor i përdorur për të mbështetur vendimet e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë që prej vitit 2011.

Nxitësit e euroizimit dhe reagimi i efektshëm i politikave: zbatim në rastin e Shqipërisë
Autor: Guido della Valle, Vasilika Kota, Romain Veyrune, Ezequiel Cabezon, Shaoyu Guo
Rezultatet tregojnë se euroizimi në Shqipëri është mbi nivelin optimal, duke sjellë në vëmendje nevojën për hartimin e politikave për uljen e përdorimit të euros në ekonomi. Në afatin e gjatë, ulja e përdorimit të euros në ekonomi kërkon që të ruhet angazhimi për një normë inflacioni të ulët dhe të qëndrueshme, në kuadër të një fleksibiliteti më të madh të kursit të këmbimit, me qëllim nxitjen e kursimeve në monedhën vendase.

Qëndrueshmëria fiskale në Bashkimin Evropian (BE) dhe vendet e tjera kandidate të mundshme (English only)
Autor: Gerti Shijaku

Ky material ka në fokus vlerësimin e tipareve të kthimit të raportit të borxhit ndaj PBB-së drejt mesatares historike në afatin e gjatë për periudhën 2000–2011.


Probabiliteti i ndalimit të papritur: Rasti i Shqipërisë (English only)
Autor: Gerti Shijaku
Ky studim ka si qëllim kryesor të analizojë flukset e kapitalit të huaj bazuar në konceptin e episodeve të 'ndalimit të papritur'. Së pari, autori ndërton një tregues të ndalimit të papritur (tregues binar) për të analizuar lëvizjet në flukset e kapitalit të huaj. (Materiali i plotë në anglisht)

Inflacioni i importuar i mallrave të konsumit dhe kontributi i tij në inflacionin e përgjithshëm
Autor: Lorena Skufi, Enian Cela
Si një ekonomi e vogël e hapur, mendohet se Shqipëria është objekt i trysnive të huaja inflacioniste. Shkalla gjithmonë e më e lartë e hapjes dhe e shkëmbimeve tregtare mbështet këtë pretendim me inflacionin e importuar që ndikon inflacionin e përgjithshëm kombëtar.

Niveli optimal i rezervave valutore: Rasti i Shqipërisë
Autor: Elona Dushku, Gerti Shijaku
Ky material vlerëson normën optimale të nivelit të rezervave valutore në Shqipëri bazuar në modelin e propozuar nga Gonçalves, (2007).

Implikimet e kushteve financiare në tregun e banesave-një analizë kointreguese
Autor: Erjona Suljoti
Kriza financiare globale e vitit 2008, theksoi rolin kyç që ka tregu i banesave për ekonominë. Në veçanti, mbas krizës, në studimet akademike i është kushtuar më shumë vëmendje vlerësimit sa më të plotë të faktorëve përcaktues të çmimeve të banesave.
1 - 10 nga 98
Faqe 1 nga 10
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu