Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Matje të reja të inflacionit bazë: Përdorimi i tyre në parashikim dhe analizë
Autor: Evelina Çeliku, Rajna Hoxholli
Praktika e matjes së inflacionit bazë, ofron një spektër të gjerë metodash. Por a ekziston një metodë perfekte dhe universale për matjen e tij? Deri më sot nuk është konkluduar në një të tillë.

Matja e funksioneve të Import-Eksportit në Shqipëri
Autor: Ilir Vika
Ky material diskutimi përdor një model të korrektimit të gabimit, me qëllim matjen e elasticitetit të flukseve të importit/eksportit të mallrave drejt/nga Shqipëria kundrejt kërkesës së brendshme (së huaj) reale, zhvillimeve në çmimet relative në vend dhe në botë, si dhe luhatjeve në monedhën vendase. Ky model, ka për qëllim të identifikojë nëse flukset tregtare reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj variablave të mësipërm në periudhën afatgjatë dhe atë afatmesme.

Përçimi i kursit të këmbimit në Shqipëri: Evidencë nga vektorët autoregresivë
Autor: Klodiana Istrefi, Valentina Semi
Në këtë material vlerësohet masa dhe shpejtësia e përçimit të lëvizjeve të kursit të këmbimit në çmimet e konsumit në Shqipëri, me anë të modeleve me vektorë autoregresivë, VAR . Rezultatet tregojnë se, në përgjithësi, për periudhën 1996-2006, përçimi i kursit të këmbimit në çmimet e konsumit në Shqipëri paraqitet i shpejtë dhe pothuajse i plotë. Ndërkohë, analiza e përçimit në periudha të veçanta nxjerr në pah paplotësinë dhe rënien e tij, pas viteve 2000.

Indeksi i çmimeve/vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare
Autor: Risan Shllaku
Të dhënat dhe statistikat ekonomike janë elemente themelore për kryerjen e analizave të suksesshme ekonomike dhe për formulimin e politikave ekonomike, si nga sektori publik ashtu dhe nga ai privat. Në fakt, të dhënat dhe statistikat ekonomike i përmbushin të gjitha kërkesat për t’u konsideruar një e mirë publike. Fatkeqësisht, cilësia e tyre në rastin e Shqipërisë nuk konsiderohet mjaft e kënaqshme për momentin. Duke pasur parasysh rëndësinë e të dhënave dhe të statistikave ekonomike, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të ndërtimit, besueshmërisë, disponueshmërisë dhe shpërndarjes së këtyre të dhënave.




Vrojtimi i besimit të biznesit: aspekte metodologjike dhe analizë ekonomike e rezultateve
Autor: Evelina Celiku, Diana Shtylla
Ky studim paraqet një trajtim të gjerë të metodologjisë dhe një analizë ekonomike të detajuar të rezultateve të Vrojtimit të Besimit të Biznesit të organizuar nga Banka e Shqipërisë. Metodologjia e vrojtimit është trajtuar duke ndjekur parimet teorike dhe praktike të Vrojtimeve të Tendencës së Biznesit të organizuara në vendet e OECD-së.

Besimi konsumator dhe ekonomia shqiptare - një urë e re informacioni
Autor: Doriana Lama, Klodiana Istrefi
Ky material synon të prezantojë lexuesin me vrojtimin tremujor të Besimit të Konsumatorit në Shqipëri dhe rezultatet që ka treguar ai, që nga fillimi i kryerjes së vrojtimit në vitin 2003. Në material diskutohet metodologjia për ndërtimin e Treguesit të Besimit të Konsumatorit, produkti kryesor i vrojtimit, i cili përdoret për të identifikuar ndryshime në ndjesinë e konsumatorit ndaj zhvillimit ekonomik të vendit.

Konkurrenca në sistemin bankar shqiptar
Autor: Sofika Note
Ky material aplikon metodologjinë Panzar-Rosse për të vlerësuar kushtet e konkurrencës në sistemin bankar shqiptar. Rezultatet tregojnë se bankat shqiptare operojnë në një ambient me konkurrencë monopolistike
91 - 100 nga 125
Faqe 10 nga 13