Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

A është rasti për një rritje të mëtejshme të kapitalit minimal në Shqipëri
Autor: Erjon Luçi
Në gjysmën e dytë të viteve 1990, shumica e vendeve në tranzicion adoptuan politika shumë më të shtrënguara licencimi, sidomos në lidhje me shumën e kërkuar për kapitalin minimal, krahasuar me fazën e parë të tranzicionit.

Tronditjet e sistemit bankar shqiptar dhe politikat e Bankës së Shqipërisë
Autor: Suzana Sheqeri
Ky material ka si qëllim trajtimin e periudhave të tronditjeve të sistemit bankar në Shqipëri, evidentimin e të përbashkëtave dhe dallimeve për këto periudha, shkaqet që çuan në ndodhjen e tyre, ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe shpejtësinë e rekuperimit të krizave të likuiditetit.

Kontributi i inflacioneve të mallrave të tregtueshëm dhe të pa tregtueshëm në inflacionin total: rasti i Shqipërisë
Autor: Evelina Çeliku
Studimi ka për qëllim, të analizojë inflacionin në Shqipëri, si rrjedhojë e ndryshimeve të çmimeve në sektorët e tregtueshëm dhe të patregtueshëm të mallrave dhe shërbimeve të shportës mbi të cilën bazohet aktualisht matja e këtij treguesi.

Krahasimi i normave të interesit në rajon
Autor: Arta Pisha
Hyrja e monedhës fizike euro dhe zëvendësimi apo lidhja e ngushtë e monedhës kombëtare të disa vendeve të rajonit me euron, po forcon dhe më tepër tendencën për integrimin në rajon dhe në Bashkimin Europian, zhvillimin e tregtisë duke mundësuar lidhje gjithnjë e më të forta edhe në drejtim të nivelit të normave të interesit.

Shkalla e ndërmjetësimit financiar në Shqipëri
Autor: Erjona Suljoti
Në ditët e sotme,pavarësisht se tregjet financiare janë sofistikuar dhe individët mund të investojnë kursimet e tyre drejtpërdrejt në firmat huamarrëse, institucionet financiare vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e fondeve.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë dhe shërbimi i tij
Autor: Sonila Taçi
Për të bërë të mundur dhënien e një panorame të qartë të situatës së borxhit të jashtëm dhe të ecurisë së tij në të ardhmen, paralelisht me vlerësimet cilësore, në material i lihet vend i konsiderueshëm konstatimeve dhe analizave sasiore.

Përmirësimi i kuadrit operacional të Bankës së Shqipërisë dhe nxitja e tregut ndërbankar
Autor: Arta Pisha, Suzana Sheqeri
Kuadri operacional luan një rol të rëndësishëm në politikën monetare të Bankës së Shqipërisë në drejtim të sinjalizimit të qëndrimit të politikës monetare, të orientimit të normave të interesit në treg, të menaxhimit të situatës së likuiditetit në treg.

Euroizimi i ekonomisë shqiptare, një alternativë për tu konsideruar
Autor: Dr.Selami Xhepa
Përdorimi i monedhave të huaja, veçanërisht dollarit amerikan dhe monedhave europiane përbërëse të euros është bërë një realitet në ambientin shqiptar, ashtu sikurse vepron në gati gjithë ekonomitë e hapura të vendeve në zhvillim.

Bankat e huaja në rajonin e Ballkanit
Autor: Teuta Baleta, Dr. Selami Xhepa
Një dekadë më parë, 15 vendeve të Europës Lindore e Qendrore iu desh të fillonin nga e para procesin e krijmit, ose të rikrijimit, të një sistemi financiar plotësisht funksional aty ku nuk kishte ekzistuar më parë, ose në rastin më të mirë, nuk kishte ekzistuar për të paktën 40 vitet e fundit. Ballafaqimi me shumë probleme në sistemet bankare ekzistuese bëri që këto vende të hynin në rrugën e reformimit të tyre.

Aspekte të performancave të eksporteve shqiptare
Autor: Dr. Selami Xhepa, Argita Frashëri
Duke konsideruar që aktiviteti i tregtisë së jashtme zë një vend të rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit, dinamikat dhe zhvillimet e tij mund të jenë domethënëse nga pikëpamja e luhatjeve të ciklit të biznesit. Në këtë kuptim, tregtia e jashtme mund të përdoret si një instrument në kundërbalancimin e luhatjeve ciklike në të cilat kalon ekonomia.
111 - 120 nga 125
Faqe 12 nga 13