Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Rezultatet e vrojtimit të gjëndjes financiare dhe huamarrëse të ndërmarrjeve mikro në Shqipëri
Autor: Kliti Ceca, Elona Dushku
Ky raport paraqet një përmbledhje të rezultateve të marra nga Vrojtimi mbi Gjendjen Financiare dhe Huamarrëse të Ndërmarrjeve Mikro, që kanë 1 deri 4 të punësuar, në lidhje me aksesin në financim, si dhe situatën financiare të këtyre ndërmarrjeve. Kjo anketë u realizua për herë të parë në qershor të vitit 2017, nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me INSTAT-in, dhe synon të japë një vështrim të përgjithshëm mbi situatën financiare të ndërmarrjeve mikro (1-4 të punësuar), si dhe duke plotësuar informacionin mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha që prej vitit 2010 janë pjesë e këtij vrojtimi

Monedhat virtuale, risitë teknologjike të tyre dhe bankingu qendror
Autor: Natasha Ahmetaj, Bledar Hoda
Monedhat virtuale janë një formë dixhitale private e parasë, të pagarantuara nga asnjë shtet sovran apo institucion ndërkombëtar. Bitcoin është monedha e parë virtuale e emetuar privatisht në vitin 2009 nga një autor anonim. Infrastruktura dixhitale që mundëson kryerjen e pagesave me Bitcoin ka zgjuar interesin e autoriteteve monetare.

Një vlerësim i ciklit financiar për Shqipërinë
Autor: Vasilika Kota, Arisa Goxhaj (Saqe)
Vlerësimi i ciklit financiar dhe fazave të ndryshme të tij është i rëndësishëm për ndërtimin e politikave dhe instrumenteve të përshtatshme makroprudenciale, të cilët synojnë zbutjen e rrezikut sistemik. Ky material ka si qëllim kryesor të vlerësojë ciklin financiar në Shqipëri, duke krijuar një tregues sintetik si matës të mundshëm të tij. Ky tregues përfshin elemente nga segmente të ndryshme të sistemit financiar apo të ndërlidhura me të.

Norma natyrore e papunësisë – Një përqasje sipas formës së reduktuar
Autor: Enian Cela, Lorena Skufi
Në këtë material vlerësohet seria e normës natyrore të papunësisë (NAIRU) për Shqipërinë, për periudhën 1998-2012, sipas përqasjes state-space me teknikën Kalman Filter. Përqasja bazohet në një specifikim të Kurbës së Filipsit me normën NAIRU si ndryshore e pa vëzhguar. Kufizimi përcaktohet mbi trajektoren e NAIRU-së.

Provigjionimi i humbjeve nga huatë në sektorin bankar shqiptar
Autor: Elona Dushku, Argita Frashëri
Ky material, duke përdorur të dhënat individuale të bankave në Shqipëri, studion përcaktuesit kryesorë të provigjionimit të humbjeve nga huatë, si dhe vlerëson se si karakteristikat e bankave dhe kriza e fundit financiare kanë ndikuar sjelljen e bankave ndaj provigjionimit të humbjeve nga huatë. Vlerësimet e marra nga metoda e GMM-së, Metoda e Përgjithshme e Momenteve (Generalized Method of Moments) bazuar në të dhënat tremujore të bankave, për periudhën 2004-2014, tregojnë se skema e provigjionimit të humbjeve nga huatë të bankave në Shqipëri udhëhiqet kryesisht nga komponenti jodiskrecionar dhe luhatjet ekonomike.

Studime mbi sistemin bankar dhe zhvillimin ekonomik
Autor: Gent Sejko
Ky vëllim i edituar sjell për lexuesit një grup materialesh studimore të kryera nga stafi i Bankës së Shqipërisë me fokus aktivitetin bankar në ndërmjetësimin financiar dhe rolin e tij në ekonominë shqiptare. Kjo përmbledhje vjen në duart e publikut për të sjellë fakte dhe rezultate mbi çështje që lidhen me sistemin bankar dhe ndërlidhjen e tij me ekonominë në tërësi. Materialet përfaqësojnë rezultate të punës rigoroze dhe kërkimit shkencor të Bankës së Shqipërisë në këto drejtime përgjatë 10 viteve të fundit.

A ndikon rreziku primar sovran mbi stabilitetin bankar? Evidenca nga sektori bankar shqiptar
Autor: Gerti Shijaku
Ky material diskutimi analizon në mënyrë empirike faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që lidhen me stabilitetin bankar, veçanërisht nëse rreziku primar sovran ndikon stabilitetin bankar. Për këtë arsye, ne kemi ndjekur një metodë të re për përllogaritjen e një indeksi rreziku për sistemin bankar shqiptar, i cili bazohet në të dhënat e bilancit kontabël që raportohen nga bankat dhe pasqyron gjendjen e tyre në aspektin individual.

Prodhimi dhe rritja potenciale, hendeku i prodhimit dhe i papunësisë në Shqipëri: Analizë krahasuese e vlerësimeve të reja, 2015
Autor: Evelina Çeliku, Enian Çela, Iris Metani
Projekti studimor synon të rivlerësojë rezultatet nga metodat ekzistuese dhe atyre të reja që zbatohen në rastin e Shqipërisë për vlerësimin e prodhimit potencial, të normës natyrore të papunësisë, dhe të hendeqeve përkatës. Rivlerësimet kanë konfirmuar reduktimin e rritjes potenciale dhe trendin rritës të normës natyrore të papunësisë nga fundi i vitit 2009.

Një vlerësim statistikor i performancës parashikuese të modelit Gap për ekonominë shqiptare
Autor: Meri Papavangjeli, Arlind Rama
Ky studim synon të ofrojë një metodologji statistikore vlerësimi të performancës parashikuese të modelit GAP, një model ekonomik gjysmë-strukturor i përdorur për të mbështetur vendimet e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë që prej vitit 2011.

Nxitësit e euroizimit dhe reagimi i efektshëm i politikave: zbatim në rastin e Shqipërisë
Autor: Guido della Valle, Vasilika Kota, Romain Veyrune, Ezequiel Cabezon, Shaoyu Guo
Rezultatet tregojnë se euroizimi në Shqipëri është mbi nivelin optimal, duke sjellë në vëmendje nevojën për hartimin e politikave për uljen e përdorimit të euros në ekonomi. Në afatin e gjatë, ulja e përdorimit të euros në ekonomi kërkon që të ruhet angazhimi për një normë inflacioni të ulët dhe të qëndrueshme, në kuadër të një fleksibiliteti më të madh të kursit të këmbimit, me qëllim nxitjen e kursimeve në monedhën vendase.
21 - 30 nga 125
Faqe 3 nga 13