Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

A e ka ndryshuar kriza mekanizmin e transmetimit monetar në Shqipëri? Një aplikim i teknikës Kernel të vlerësimit të densitetit (English only)
Autor: Altin Tanku, Kliti Ceca
Periudha e paskrizës në ekonominë shqiptare është karakterizuar nga inflacion i ulët dhe rritje e ngadaltë ekonomike. Në përgjigje të inflacionit negativ dhe hendekut të prodhimit, Banka e Shqipërisë ka ulur në mënyrë të vazhdueshme normën e saj bazë për të mbështetur aktivitetin ekonomik dhe për të kthyer inflacionin në objektiv. Kështu, rritja e kredisë dhe e kërkesës agregate është në vonesë. Mekanizmi i transmetimit duket se ka humbur një pjesë të efikasitetit të tij. Ky punim hulumton hipotezën se marrëdhënia ndërmjet normës së interesit, parasë dhe inflacionit ka ndryshuar në periudhën e paskrizës (rasti i Shqipërisë).

Qëndrueshmëria fiskale në Bashkimin Evropian (BE) dhe vendet e tjera kandidate të mundshme (English only)
Autor: Gerti Shijaku

Ky material ka në fokus vlerësimin e tipareve të kthimit të raportit të borxhit ndaj PBB-së drejt mesatares historike në afatin e gjatë për periudhën 2000–2011.


Probabiliteti i ndalimit të papritur të flukseve të kapitalit – Rasti i Shqipërisë.
Autor: Gerti Shijaku
Ky studim ka si qëllim kryesor të analizojë flukset e kapitalit të huaj bazuar në konceptin e episodeve të 'ndalimit të papritur'. Së pari, autori ndërton një tregues të ndalimit të papritur (tregues binar) për të analizuar lëvizjet në flukset e kapitalit të huaj. (Materiali i plotë në anglisht)

Inflacioni i importuar i mallrave të konsumit dhe kontributi i tij në inflacionin e përgjithshëm
Autor: Lorena Skufi, Enian Cela
Si një ekonomi e vogël e hapur, mendohet se Shqipëria është objekt i trysnive të huaja inflacioniste. Shkalla gjithmonë e më e lartë e hapjes dhe e shkëmbimeve tregtare mbështet këtë pretendim me inflacionin e importuar që ndikon inflacionin e përgjithshëm kombëtar.

Niveli optimal i rezervave valutore: Rasti i Shqipërisë
Autor: Elona Dushku, Gerti Shijaku
Ky material vlerëson normën optimale të nivelit të rezervave valutore në Shqipëri bazuar në modelin e propozuar nga Gonçalves, (2007).

Implikimet e kushteve financiare në tregun e banesave-një analizë kointreguese
Autor: Erjona Suljoti
Kriza financiare globale e vitit 2008, theksoi rolin kyç që ka tregu i banesave për ekonominë. Në veçanti, mbas krizës, në studimet akademike i është kushtuar më shumë vëmendje vlerësimit sa më të plotë të faktorëve përcaktues të çmimeve të banesave.

Vlerësimi i përcaktuesve të kredisë bankare në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore
Autor: Sofika Note. Erjona suljoti
Pas krizës financiare globale, kredia në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore është ngadalësuar ndjeshëm, në disa raste edhe është kontraktuar, duke çuar në rënie të ndërmjetësimit financiar dhe ecuri të dobët ekonomike.

Instrumentet e pagesës siç perceptohen nga konsumatorët shqiptarë - Vlerësime të një ''Modeli Probit'' mbi një anketim publik
Autor: Alban Pllaha, Kliti Ceca, Valentina Semi
Ky material ka për qëllim të identifikojë nëse karakteristikat socio – demografike të tilla si: niveli i shkollimit, numri i anëtarëve të familjes, mosha, gjinia, statusi i punësimit dhe niveli i të ardhurave luajnë rol në mënyrën e realizimit të pagesave nga konsumatorët shqiptarë.

A jane pritjet inflacioniste në Shqipëri racionale? -Vlerësime empirike nga vrojtimet-
Autor: Merita Boka, Evelina Çeliku, Gent Hashorva
Rëndësia e pritjeve të inflacionit për politikën monetare kërkon analizën e natyrës së tyre: racionale apo adaptive? Kjo është thelbësore, veçanërisht në regjimin e inflacionit të shënjestruar zbatuar në vitet e fundit në Bankën e Shqipërisë (BSH). Kjo analizë është realizuar mbi seritë e pritjeve inflacioniste nga vrojtime të BSH-së për periudhën T2:2003-T1:2015. Seritë e pritjeve cilësore janë kuantifikuar duke përdorur përqasje të ndryshme probabilitare dhe të balancës, krahas atyre sasiore. Analizat statistikore tregojnë se pritjet e vrojtuara inflacioniste mbartin informacion të dobishëm, në lidhje me drejtimin e presioneve të ardhshme inflacioniste. Rezultatet e testimit të racionalitetit konfirmojnë natyrën mikse të pritjeve, ndërkohë që, deri në fillim të vitit 2009, ato rezultonin plotësisht adaptive. Ndonëse pritjet vijojnë të dominohen nga natyra adaptive, disa prej tyre kanë fituar veti racionale përgjatë viteve.

Rivlerësimi i Modelit Makroekonometrik të Ekonomisë Shqiptare (MEAM)
Autor: Ilir vika, Lorena skufi, Enian Çela, Esida abazaj
Makromodeli MEAM është përdorur kryesisht për të analizuar skenarë të ndryshëm të rrezikut në ekonominë shqiptare, por edhe për gjenerimin e projeksioneve të treguesve kryesorë makroekonomikë si inflacioni, komponentët e produktit të brendshëm bruto, tregu i punës etj. Aktualisht, MEAM-i është i vlerësuar me seri kohore deri në vitin 2006. Duke qenë se disa prej treguesve të rëndësishëm në model janë rishikuar gjatë kohëve të fundit, ky material ka për qëllim të hetojë nëse revizionimi i treguesve dhe ndryshimi i periudhës së vlerësimit, duke përfshirë edhe vitet e paskrizës globale, kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e modelit.
31 - 40 nga 125
Faqe 4 nga 13