A është i qëndrueshëm deficiti i llogarisë korente? Rasti i Shqipërisë

Authori: Altin Tanku, Evis Ruçaj, Argita Frashëri
Data e prodhimit: 11.06.2009
Data e shtypjes: 11.06.2009
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Gjatë 15 viteve të fundit, llogaria korente e Shqipërisë ka kaluar në deficite të cilat në shumicën e rasteve kanë shkuar përtej 5 për qind të PBB-së, një nivel qëndrueshmërie i pranuar gjerësisht. Ky studim trajton aftësitë e qëndrueshmërisë së deficitit të llogarisë korente, duke u bazuar mbi metodën LRBC të zhvilluar nga Trehan dhe Walsh (1991) dhe të zgjeruar nga Taylor (2002). Ne kemi marrë në shqyrtim vrojtime tremujore të llogarisë korente për periudhën 1994–2006 dhe testimin e rrënjës së njësisë, për të shqyrtuar qëndrueshmërinë e llogarisë korente. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar rolit të remitancave dhe synojmë të vlerësojmë nëse ato luajnë ndonjë rol të konsiderueshëm në qëndrueshmërinë e llogarisë korente. Rezultatet tona tregojnë se pavarësisht zgjerimit të deficitit kohët e fundit, duket se llogaria korente në periudhën afatgjatë është e qëndrueshme. Megjithatë, kjo qëndrueshmëri mund të jetë e cënueshme, ndaj meriton vëmendjen e autoriteteve shqiptare.