Deficiti korrent në Shqipëri dhe implikimet për politikat ekonomike

Authori: Ilir Vika
Data e prodhimit: 15.08.2012
Data e shtypjes: 15.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material përpiqet të vlerësojë nivelin “normal” të qëndrueshmërisë së llogarisë korrente në Shqipëri. Për këtë qëllim është aplikuar kuadri kontabël i zhvilluar nga Lane dhe Milesi-Ferretti (2006) dhe vlerësimi me anë të teknikave ekonometrike të mbështetura në të dhëna panele. Nivelet ekuilibër të sugjeruara nga këto dy metoda janë shpesh të ndryshme, ndaj masa e korrigjimit të deficitit korrent apo tregtar duhet të trajtohet me kujdes. Materiali synon të hedhë dritë, gjithashtu, mbi implikimet që ka përshkallëzimi i deficitit korrent në vitet e fundit për politikën monetare së bashku me atë fiskale.