Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Authori: Vasilika Kota
Data e prodhimit: 26.08.2009
Data e shtypjes: 26.08.2009
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Qëllimi i këtij materiali është matja e produktit potencial dhe e hendekut të prodhimit në Shqipëri gjatë periudhës 1996-2006. Produkti potencial matet duke përdorur metodën e regresionit linear, të filtrit Hodrick Prescott dhe të funksionit të prodhimit. Rezultatet e të tri metodave janë krahasuar duke përdorur analizën e serive kohore, për matjen e cikleve të ekonomisë dhe intensitetin e tyre. Këto teste tregojnë se metoda e funksionit të prodhimit vlerëson më pak cikle ekonomike me variancë më të ulët. Meqenëse kjo metodë parashikon edhe anën e ofertës të një ekonomie, ajo shfaqet edhe si metoda më e rëndësishme për matjen e hendekut të prodhimit dhe të produktit potencial në Shqipëri.