Një model për rrezikun e kredisë në Shqipëri duke përdorur të dhënat e bankave

Data e prodhimit: 17.08.2012
Data e shtypjes: 17.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Kriza e fundit financiare tregoi se rreziku i kredisë është burim i rëndësishëm rreziku për sistemin financiar (Thoraval 2006, Moretti dhe të tjerë, 2008). Thoraval (2006) vë në dukje se rreziku i kredisë i lidhur me falimentimet e kompanive dhe pasiguritë makroekonomike përbën 85% të rrezikut të bankës, dhe shihet si rreziku kryesor që haset nga bankat. Për t’u mbrojtur nga ky rrezik, bankat përdorin një sasi të madhe kapitali dhe krijojnë provigjone, për të cilat kostoja oportune është e konsiderueshme. Sipas Segoviano dhe Padilla (2006), për të përballuar humbjet e papritura që mund të pësojë portofoli i saj, një bankë mban kapital ekonomik.