Performanca e parashikimit të inflacionit dhe vendimmarrja e politikës monetare gjatë periudhës 2011-2012

Authori: Evelina Celiku, Genti Hashorva
Data e prodhimit: 04.12.2013
Data e shtypjes: 04.12.2013
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Studimi analizon ecurinë e procesit parashikues të inflacionit dhe të rolit të tij në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës 2011-2012. Në material evidentohen sfidat kryesore me të cilat përballet projeksioni, duke u fokusuar në inflacionin e publikuar kundrejt parashikimeve, pritshmërive dhe formulimit të politikës monetare. Nëpërmjet një seti treguesish statistikorë dhe testesh ekonometrike studiohet saktësia në parashikimin e inflacionit me modelet në përdorim. Rezultatet për gjithë periudhën 2006- 2012, krahasohen me ato të periudhës 2006-2010. Studimi arrin në përfundimin, se parashikimi mesatar ka konsoliduar pozicionin e tij si parashikimi me saktësi më të mirë në horizontin e 6 tremujorëve, ku ai i 4 tremujorëve arrin të ketë mesatare devijimi thuajse zero.