Politika fiskale dhe rritja ekonomike: Rasti i Shqipërisë

Authori: Gerti Shijaku, Arlind Gjokuta
Data e prodhimit: 06.05.2013
Data e shtypjes: 06.05.2013
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material diskutimi analizon efektet e politikës fiskale në rritjen ekonomike të një vendi të vogël të hapur në zhvillim, Shqipërisë, duke përdorur një model endogjen të rritjes ekonomike sipas Metodës së Përgjithshme të Momenteve (GMM). Rezultatet e arritura tregojnë se politikat tatimore të qeverisë kanë ndikim më të madh në rritjen ekonomike se sa ato të shpenzimeve. Ndikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritjen ekonomike u analizua duke kategorizuar të ardhurat në tatime deformuese dhe jo deformuese, ndërsa shpenzimet e qeverisë u ndanë në produktive dhe jo produktive.