Qëndrueshmëria e politikës fiskale: Rasti i Shqipërisë

Authori: Gerti Shijaku
Data e prodhimit: 12.08.2012
Data e shtypjes: 12.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material diskutimi vlerëson tiparet e kthimit të raportit të borxhit ndaj PBB-së drejt mesatares historike në afatin e gjatë, duke u bazuar në metodën e rrënjës së njësisë. Gjetjet tregojnë se, me kalimin e kohës, raporti i borxhit ndaj PBB-së kthehet drejt mesatares historike, ndonëse kjo sjellje mungon kur ky tregues matet në terma realë. Në vijim, materiali shqyrton funksionin e reagimit të politikës fiskale, për të kuptuar nëse qeveria ka ndjekur politikat e duhura me qëllim shmangien e akumulimit të borxhit të tepërt.