Rezultatet e vrojtimit të situatës financiare dhe huamarrëse të ndërmarrjeve bujqësore në Shqipëri

Rezultatet e vrojtimit të situatës financiare dhe huamarrëse të ndërmarrjeve bujqësore në Shqipëri
Authori: Elona Dushku, Kliti Ceca
Data e prodhimit: 10.05.2019
Data e shtypjes: 10.05.2019
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore

Sektori bujqësor ka qenë dhe vazhdon të mbetet një sektor me kontribut të konsiderueshëm në ekonominë shqiptare, si në terma të vlerës së shtuar ashtu edhe në terma të numrit të punësuarve. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe rolin e tij në ekonomi, vëmendja ndaj këtij sektori dhe zhvillimi i tij ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet si për sektorin privat, ashtu edhe për sektorin publik.