Roli i parasë gjatë luftërave: punimet e konferencës së dytë të muzeut të Bankës së Shqipërisë

Roli i parasë gjatë luftërave: punimet e konferencës së dytë të muzeut të Bankës së Shqipërisë
Authori: Departamenti i Kërkimeve
Data e prodhimit: 08.11.2019
Data e shtypjes: 08.11.2019
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Seria e librave të Konferencave

Libri i punimeve të Konferencës II të Muzeut të Bankës së Shqipërisë “Roli i parasë gjatë luftërave” përmbledh kumtesat e mbajtura në Konferencën me të njëjtin emër, organizuar nga Banka e Shqipërisë në Tiranë, më 20 shtator 2018. Konferenca mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre për rolin që ka luajtur paraja përgjatë zhvillimit të luftërave dhe anasjelltas ndër shekuj.