Politikat ekonomike në EJL: Hartimi, ecuria dhe sfidat- Ideoi dhe përgatiti, Ardian Fullani (English only)

Authori: Ardian Fullani
Data e prodhimit: 06.07.2011
Data e shtypjes: 06.07.2011
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Seria e librave të Konferencave
Ky libër u botua për të njohur publikun e gjerë me punimet e takimit të katërt rajonal “Kërkimet ekonomike në Evropën juglindore”, të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë në 18 dhe 19 nëntor, 2010. Ai përmban një përmbledhje materialesh diskutimi, të cilat vendosin theks të veçantë mbi tre tema të politikës monetare të vendeve në tranzicion dhe të ekonomive të vogla/ të hapura të vendeve të Evropës juglindore: leksionet e marra nga kriza ekonomike e financiare globale dhe ndikimet e saj në Evropën juglindore; balancimi i ekuilibrave të brendshëm e të jashtëm – nevoja për reforma të reja strukturore që mbeshtesin rritjen e qëndrueshme ekonomike, dhe ankora të reja për politikat ekonomike. Ky botim është përgatitur vetëm në gjuhën angleze, gjuhë në të cilën u mbajt dhe takimi i katërt rajonal “Kërkime ekonomike në Evropën juglindore”.