Raporti Vjetor 1995

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 01.02.1996
Data e shtypjes: 01.02.1996
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Gjatë vitit 1995 një ndër objektivat kryesore të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka qenë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit në kushtet e një stabiliteti të cmimeve, d.m.th. i një përqindjeje të ulët dhe të qëndrueshme inflacioni. Stabiliteti i cmimeve megjithëse nuk eliminon ciklet ekonomike, con në një lëkundje ciklike më të moderuar si dhe përmirëson realisht standartin e jetesës. Stabiliteti i cmimeve është gjithashtu i nevojshëm për zhvillimin e tregut të kapitaleve ku mund të merret hua në mënyrë më të volitshme e më të lirë për periudha afatgjata.