Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes analizon veprimtarinë e sistemit bankar dhe të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë; paraqet kuadrin e plotë të ndryshimeve rregullatore mbikëqyrëse në përshtatje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; ofron statistika dhe informacione mbi subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe çështje të ecurisë së sistemit bankar.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, një herë në vit. 

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2021

Funksioni mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka si objektiv kryesor identifikimin e hershëm të rreziqeve (rrezikut të kredisë, rrezikut të likuiditetit, rrezikut operacional, rrezikut të normës së interesit, rrezikut të kapitalit dhe të përfitueshmërisë, atij të reputacionit dhe pastrimit të parave etj.), si dhe vlerësimin e kontrolleve të brendshme dhe efektivitetit të qeverisjes korporative si faktorë të rëndësishëm të zbutjes së rreziqeve në të gjithë sferën e veprimtarisë së bankave në veçanti, por edhe të subjekteve të tjera jobanka, të cilat licencohen nga Banka e Shqipërisë, por jo vetëm.