Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2015

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 24.06.2016
Data e shtypjes: 24.06.2016
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Mbikëqyrja është një nga funksionet kryesore të Bankës së Shqipërisë. Qëllimi i saj është të ushtrojë në vazhdimësi kontroll të mjaftueshëm mbi bankat dhe subjektet e tjera, që kryejnë veprimtari financiare, të licencuara prej saj. Banka e Shqipërisë, në zbatim të përgjegjësive ligjore si autoritet mbikëqyrës, synon të sigurojë ruajtjen e shëndetit të bankave, stabilitetin e sistemit bankar e financiar, parandalimin e krizave në këtë sektor, si dhe mbrojtjen e depozituesve. Në përmbushje të misionit të saj, mbikëqyrja ushtron tre funksione kryesore: licencimin e subjekteve financiare, rregullimin e veprimtarisë së subjekteve dhe kontrollin e kësaj veprimtarie në vazhdimësi.