Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Funksioni mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) ka si objektiv kryesor identifikimin e hershëm të rreziqeve kryesore si: rreziku i kredisë, rreziku I likuiditetit, rreziku operacional, rreziku i normës së interesit, rreziku i kapitalit dhe përfitueshmërisë, reputacional dhe pastrimit të parave e financimit të
terrorizmit. Vlerësimi i kontrollit të brendshëm dhe efektiviteti i qeverisjes korporative përbëjnë një fokus të veçantë si faktorë të rëndësishëm të zbutjes së rreziqeve në të gjithë sferën e veprimtarisë së bankave në veçanti, por edhe të subjekteve të tjera jobanka, të cilat licencohen nga BSH-ja.