Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin II '00

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.01.2001
Data e shtypjes: 15.01.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Në strategjinë e Bankës së Shqipërisë përcaktuam kalimin përfundimtar në instrumentet indirekte të politikës monetare, si një nga hapat vendimtarë për përafrimin e institucionit drejt modelit të Bankës Qendrore Europiane. Viti 2000, dhe pikërisht gjashtëmujori i dytë i tij, ishte periudha në të cilën u realizua faza e fundit e këtij kalimi. Kemi hequr dorë nga përcaktimi i normës së interesit për depozitat me afat në bankat shtetërore dhe kemi filluar pagimin e interesave për rezervat e detyrueshme në masën e gjysmës së yield-it të bonove të thesarit me maturim tremujor. Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë vazhdoi “zbutjen” e politikës së saj monetare dhe nëpërmjet veprimeve me rezervat e tepërta të bankave të nivelit të dytë, influencoi për uljen e normave të interesit.