Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin II '07

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 06.03.2008
Data e shtypjes: 06.03.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2007 ka shënuar një ecuri pozitive, karakterizuar nga rritje e qëndrueshme vjetore, në përputhje me parashikimet, mbajtje e inflacionit nën kontroll, si dhe konsolidim i mëtejshëm i stabilietit financiar. Ruajtja e parametrave optimalë makroekonomikë gjatë këtij viti ka kërkuar vëmendje të lartë ndaj zhvillimeve në tregjet botërore dhe brenda vendit, analizë të kujdesshme të këtyre zhvillimeve, si dhe ndërmarrjen në kohë të masave parandaluese, me qëllim shmangien e implikimeve negative në një periudhë afatmesme. Parashikimet paraprake flasin për vazhdueshmëri të rritjes aktuale ekonomike edhe gjatë vitit 2008, ndërkohë që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë vigjilente ndaj zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit, për të siguruar përmbushjen e objektivit të inflacionit prej 3%