Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin II '09

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 02.02.2010
Data e shtypjes: 02.02.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Ekonomia shqiptare la pas një vit të vështirë. Kriza e thellë e ekonomisë botërore u ndje shpejt në Shqipëri, duke testuar themelet e ekonomisë: stabilitetin financiar dhe ekuilibrat makroekonomikë. Megjithatë, gjendja e mirë fillestare e ekonomisë sonë dhe reagimi i politikave makroekonomike ndihmuan në përballimin me sukses të këtij testi. Ekonomia shqiptare ka siguruar një rritje ekonomike pozitive gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe treguesit kryesorë të stabilitetit makroekonomik: qëndrueshmërinë e çmimeve, nivelin e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e bilancit të pagesave.