Opinion mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të parë 2007

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.05.2007
Data e shtypjes: 10.05.2007
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit është karakterizuar nga ruajtja e ritmeve relativisht të larta të rritjes, brenda një kornize të qëndrueshme makroekonomike. Sektori privat i ekonomisë është mbështetur nga zgjerimi i ndërmjetësimit financiar dhe nga përmirësimi gradual i ambientit strukturor të ekonomisë. Kushtet monetare, duke siguruar norma të ulëta interesi, qëndrueshmëri të kursit të këmbimit dhe burime financiare për ekonominë, kanë favorizuar rritjen ekonomike.