Opinion mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë 2004

Publikuar nga: Departamenti i Politikave Monetare
Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 04.11.2004
Data e shtypjes: 04.11.2004
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Pas një tremujori të parë disi "të fjetur", ekonomia shqiptare ka treguar shenja të gjallërimit gjatë muajve në vazhdim të vitit 2004. Rritja ekonomike është zhvilluar në kushtet e ruajtjes dhe të konsolidimit të mëtejshëm të stabilitetit makroekonomik. Ecuria e inflacionit, gjatë nëntë muajve të parë të vitit, ka qenë e kontrolluar dhe brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar hapësirat e nevojshme për një akomodim të mëtejshëm të politikës monetare të ndjekur prej Bankës së Shqipërisë.