Opinion mbi gjendjen e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit 2008

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 19.06.2008
Data e shtypjes: 19.06.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Tremujori i parë i vitit 2008, vazhdoi të karakterizohet nga zhvillime relativisht komplekse të ekonomisë botërore. Aktiviteti ekonomik i disa prej vendeve të zhvilluara, pësoi një lloj frenimi duke rritur shqetësimin për një ngadalësim në rang global. Rritja e çmimeve ka mbizotëruar në shumicën dërrmuese të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Çmimet e rritura të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore kanë prekur çdo ekonomi, duke shtuar shqetësimin për një spirale më të lartë inflacioni në të ardhmen.