Raporti Mujor - Gusht '03

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.09.2003
Data e shtypjes: 15.09.2003
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin gusht u rrit me një normë vjetore prej 4.0 për qind, duke qenë brenda kufirit të sipërm të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që, norma vjetore mesatare e inflacionit pësoi rënie në vlerën 3.36 për qind. Gjatë muajit gusht, rritja mujore e nivelit të çmimeve të konsumit ishte 0.04 për qind.