Raporti Mujor - Shtator '02

Publikuar nga: Departamenti i Politikës Monetare
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.10.2002
Data e shtypjes: 14.10.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Oferta monetare ka patur një rritje të ngadaltë, duke u mbështetur në një kthim të lehtë të depozitave në lekë në sistem. Depozitat në valutë kanë patur një sjellje më të çrregullt si pasojë e reflektimit të ndryshimit të kursit të këmbimit të lekut. Niveli i parasë jashtë bankave ka qenë relativisht i qëndrueshëm. Në muajin shtator niveli i saj ishte nën nivelin e arritur në fund të muajit prill. Duke filluar nga muaji mars, oferta monetare ka qenë nën trendin disavjeçar të saj. Në muajin mars norma e rritjes vjetore të M3 ishte 0.4 pikë përqindjeje nën trendin. Diferenca në muajt e tjerë ka ardhur në rritje, duke rritur në 3.3 pikë përqindjeje në muajin gusht. Megjithatë, presionet inflacioniste të zhvillimeve monetare kanë qenë të larta, si pasojë e zhvendosjes së ofertës monetare drejt përbërësve të saj.