Raporti Mujor - Tetor '03

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.11.2003
Data e shtypjes: 16.11.2003
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Muaji tetor 2003 shënoi një inflacion vjetor prej 2.9 për qind, duke mbetur brenda intervalit objektiv 2 – 4 për qind të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare vjetore e inflacionit vazhdoi rënien edhe në muajin tetor, duke arritur në vlerën 2.27 për qind.Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka kontribuar pozitivisht në ecurinë e inflacionit, duke ruajtur nivelin e likuiditetit në ekonomi brenda nivelit të programuar. Ecuria pozitive e inflacionit dhe ekonomisë duket se kanë krijuar një ambient me pritshmëri për një inflacion të kontrolluar. Pritje të tilla kanë rezultuar edhe nga përfundimet e dy vrojtimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë: "Besimi konsumator" dhe "Besimi i biznesit".