Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2017/IV

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2017/IV
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.11.2017
Data e shtypjes: 10.11.2017
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Informacioni i analizuar në këtë raport dëshmon vazhdimin e rritjes ekonomike në vend në tremujorët e dytë dhe të tretë të vitit, me burime të rritjes nga kërkesa e brendshme dhe ajo e huaj. Inflacioni ka shënuar rënie në tremujorin e tretë, me presione inflacioniste të zbehta, duke sugjeruar se ekonomia po vijon të operojë nën potencial. Politika monetare stimuluese ka ndikuar në mbajtjen e normave të interesit në nivele të ulëta, duke favorizuar rritjen e kreditimit. Banka e Shqipërisë vlerëson se zhvillimet ekonomike e financiare do të vijojnë të jenë pozitive, dhe stimuli monetar do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ekonomia pritet të kthehet në ekuilibër dhe inflacioni të arrijë në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2019.
Përmbajtja