Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2018/II

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2018/II
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.05.2018
Data e shtypjes: 10.05.2018
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Informacioni i ri i marrë në analizë në këtë Raport sugjeron se ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik vazhdon të zgjerohet; inflacioni ka ardhur në rritje; ndërsa kushtet monetare e financiare mbeten përgjithësisht të përshtatshme për përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit, brenda një horizonti kohor afatmesëm.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Balanca e rreziqeve mbi inflacionin është zhvendosur më tej në kahun e poshtëm. Krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme, përmbushja e objektivit të inflacionit do të kërkojë një politikë monetare më akomoduese në afatin e mesëm. Në bazë të informacionit aktual të disponuar, Banka e Shqipërisë vlerëson se intensiteti i stimulit monetar nuk do të ulet përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

Përmbajtja
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu