Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2019/II

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2019/II
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.05.2019
Data e shtypjes: 16.05.2019
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore pozitive rritjeje, e cila ka mundësuar shfrytëzimin më të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe ka mbështetur rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste. Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen mbeten pozitive. Ato projektojnë rritjen e mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe forcimin e presioneve të brendshme inflacioniste. Megjithatë përkeqësimi i mjedisit të jashtëm ka shtyrë në kohë vlerësimin tonë për kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv. Rreziqet e kahut të poshtëm mbizotërojnë horizontin e parashikimit. Këto zhvillime konfirmojnë përshtatshmërinë e qëndrimit aktual të politikës monetare, si dhe theksojnë nevojën për vazhdimin e politikës monetare akomoduese në horizontin afatmesëm.
Përmbajtja