Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/II

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/II
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.05.2020
Data e shtypjes: 14.05.2020
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Informacioni i disponueshëm tregon se emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga përhapja e Covid-19 dhe masat e autoriteteve publike për kontrollin e saj, në Shqipëri dhe në botë, përbëjnë një sfidë për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, për shëndetin e financave të bizneseve dhe familjeve, si dhe për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit, në afatin e mesëm dhe të gjatë. Goditja e dyfishtë, e kërkesës dhe ofertës, do të pasqyrohet në rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, e shoqëruar me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare dhe vështirësi financiare për bizneset. Këshilli Mbikëqyrës ka marrë një paketë të plotë masash për adresimin e situatës, që përfshijnë: lehtësimin e qëndrimit të politikës monetare nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe nëpërmjet furnizimit të pakufizuar me likuiditet të sistemit bankar; shtyrjen e përkohshme, me një tremujor, të pagesës së kësteve të kredive; lehtësimin e kostos së operimit të sistemit të pagesave elektronike, si dhe furnizimin normal të ekonomisë me para fizike. Skenari pozitiv nënkupton se politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të parashikimit. Nga ana tjetër, Këshilli Mbikëqyrës vëren se pasiguria në parashikime, kësaj here, është tejet e lartë. Materializimi i këtyre rreziqeve mund të kërkojë një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, i cili mund të marrë dhe formën e instrumenteve jokonvencionale.
Përmbajtja