Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/IV

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2020/IV
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 12.11.2020
Data e shtypjes: 12.11.2020
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Aktiviteti ekonomik ka ardhur në përmirësim gjatë muajve të verës, pas rënies së fortë të shënuar në tremujorin e dytë. Ky rikuperim pasqyroi lehtësimin e masave të distancimit social dhe mbështetjen e siguruar nga stimuli i gjithanshëm fiskal, monetar e makroprudencial. Pavarësisht tendencave pozitive, perspektiva e rikuperimit të ekonomisë në të ardhmen mbetet ende e brishtë dhe e rrethuar nga shumë pasiguri. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbaj të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.50%. Kushtet monetare dhe normat e ulëta të interesit ofrojnë mbështetjen e duhur për rritjen ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Përmbajtja