Raporti Tremujor i Politikës Monetare, Nëntor 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.11.2015
Data e shtypjes: 11.11.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare vazhdon të lëvizë në një trajektore pozitive zhvillimi. Megjithatë, kërkesa agregate, prodhimi dhe punësimi, janë poshtë niveleve të tyre potenciale dhe presionet afatmesme mbi inflacionin mbeten të dobëta. Ambienti i jashtëm paraqitet ende sfidues dhe burimet e brendshme të rritjes ekonomike shfaqen ende të pakonsoliduara. Në horizontin afatmesëm, Banka e Shqipërisë pret një kthim gradual të inflacionit në objektiv, të mbështetur nga përmirësimi progresiv i rritjes ekonomike. Në ndryshim nga parashikimet paraardhëse, projeksionet aktuale sugjerojnë se kthimi i ekonomisë në ekuilibër dhe i inflacionit në objektiv do të kërkojë një kohë disi më të gjatë. Këto projeksione sugjeruan nevojën për forcimin e stimulit monetar në ekonomi, për të nxitur më tej kërkesën e brendshme dhe për të forcuar më tej kanalin e kredisë. Me shqyrtimin e këtij raporti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në nivelin 1.75%.