Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e dytë të vitit 2011

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 23.08.2011
Data e shtypjes: 23.08.2011
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, ndonëse në prani të sfidave shtesë të gjeneruara nga ambienti i brendshëm dhe i jashtëm ekonomik. Tensionet në ekonomitë e në tregjet financiare botërore, si dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore, kanë ushtruar një ndikim frenues në aktivitetin ekonomik në vend. Ndërkohë, ecuria e çmimeve të konsumit ka qenë nën presione të shtuara inflacioniste në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të huaja në tregjet botërore. Inflacioni mesatar vjetor në tremujorët e parë dhe të dytë të vitit, shënoi përkatësisht 4.0% dhe 4.1%. (Formatimi sipas standardit përfundimtar për publikim është ende në proces).