Raporti i Politikës Monetare për Tremujorin e tretë të Vitit 2012

Authori: Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit
Data e prodhimit: 05.12.2012
Data e shtypjes: 05.12.2012
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Si pasojë e situatës së vështirë në ekonominë botërore, dhe veçanërisht në eurozonë, ekonomia shqiptare është përballur me një ambient botëror sfidues gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012. Pavarësisht ndikimit negativ në ritmet e rritjes ekonomike, stabiliteti financiar dhe makroekonomik i vendit rezultoi i qëndrueshëm. Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit rezultoi 2.7% në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar një rritje graduale gjatë vitit. Analiza ekonomike dhe monetare konfirmon praninë e presioneve të dobëta inflacioniste nga ana e kërkesës. Në prani të një panorame ekonomike të karakterizuar nga ecuria e ngadaltë, aktuale dhe e pritur, e inflacionit dhe e kërkesës agregate, politika monetare thelloi natyrën e saj stimuluese në tremujorin e tretë. Zhvillimet e pritura në të ardhmen sugjerojnë se presionet inflacioniste mbeten të ulëta.