Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e dytë 2010

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 04.08.2010
Data e shtypjes: 04.08.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Zhvillimet ekonomike dhe monetare gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2010 kanë qenë përgjithësisht në linjë me parashikimet e Bankës së Shqipërisë. Aktiviteti ekonomik ka shënuar një përmirësim të ngadaltë, presionet inflacioniste kanë ardhur në rënie, balancat e jashtme të ekonomisë janë përmirësuar, ndërkohë që tregjet financiare kanë patur më shumë frymëmarrje, duke u karakterizuar nga rënia e primeve të rrezikut, përmirësimi i situatës së likuiditetit, tendenca rënëse të normave të interesit dhe qetësi relative të kursit të këmbimit. Këto linja zhvillimi pritet të ruhen edhe në periudhën e ardhshme. Raporti i referohet Deklaratës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr. 50, datë 28.07.2010.