Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 04.02.2015
Data e shtypjes: 04.02.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare shënoi përmirësim në gjysmën e dytë të vitit 2014, por presionet e përgjithshme inflacioniste mbetën të dobëta dhe inflacioni vazhdoi të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Projeksionet tona makroekonomike flasin për mbyllje të hendekut negativ të prodhimit dhe për një kthim gradual të inflacionit në objektiv, në një periudhë afatmesme. Këto parashikime mbeten të kushtëzuara nga rekuperimi i konsumit dhe investimeve private. Me miratimin e kësaj deklarate, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshme reduktimin e mëtejshëm të normës bazë të interesit, në nivelin 2.0%. *Prej vitit 2015, Raportet Tremujore të Politikës Monetare do të publikohen në kolonën e periudhës në të cilën miratohen. Për këtë arsye, ky raport gjendet dhe nën kolonën e vitit 2015, muaji janar.