Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e parë 2010

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 07.05.2010
Data e shtypjes: 28.04.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Zhvillimet ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2010 kanë qenë në linjë me ato të tremujorit paraardhës. Megjithëse të dhënat e disponueshme janë të pakta, analizat tona konkludojnë se aktiviteti ekonomik në vend ka qenë relativisht i ngadaltë. Kjo ecuri është ndikuar nga niveli i ulët i investimeve private, ritmet e njëtrajtshme të shpenzimeve konsumatore dhe zbutja e efektit të stimulit fiskal. Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të parë të vitit, të ndikuar edhe nga përmirësimi i vazhdueshëm i ekonomisë botërore. Gjithsesi, si pasojë e peshës relativisht të ulët në PBB, ndikimi i tyre në rritjen ekonomike rezulton i vogël.