Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2009

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 05.11.2009
Data e shtypjes: 05.11.2009
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Tremujori i tretë i vitit 2009 është karakterizuar nga shenja pozitive në ekonominë dhe në tregjet financiare shqiptare. Në veçanti, tremujori i tretë shënoi një pikë kthese në drejtim të rikthimit të besimit në sistemin bankar. Stabilizimi i situatës së likuiditetit, ruajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe e treguesve të kapitalizmit të këtij sistemi, përbëjnë një platformë solide për rigjallërimin e rolit të tij ndërmjetësues dhe financues të ekonomisë. Së bashku me tendencat e fundit pozitive të ekonomisë botërore, të cilat mbeten ende të brishta, për nga natyra dhe qëndrueshmëria e tyre, këto zhvillime na nxisin ta shohim aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit nën optikën e një optimizmi të kujdesshëm.