Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2010

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 03.11.2010
Data e shtypjes: 03.11.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të tretë ka konfirmuar linjat kryesore të zhvillimit të vëna re në gjysmën e parë të vitit, duke u karakterizuar nga përmirësimi gradual i kërkesës agregate, ulja e primeve të rrezikut dhe konsolidimi i stabilitetit makroekonomik. Në përputhje me projeksionet tona, rritja ekonomike është fuqizuar dhe baza e saj duket se është zgjeruar; inflacioni i çmimeve të konsumit dhe pritjet për të janë ankoruar afër objektivit të synuar nga Banka e Shqipërisë; pozicioni i jashtëm i ekonomisë shqiptare është përmirësuar dhe kursi i këmbimit paraqitet më i stabilizuar, ndërkohë që likuiditeti i sistemit është rritur dhe normat e interesit kanë ardhur në përgjithësi në rënie.