Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2014

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 05.11.2014
Data e shtypjes: 05.11.2014
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Të dhënat më të fundit të sektorit real tregojnë një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend, por ky ngadalësim vlerësohet të jetë i përkohshëm. Banka e Shqipërisë pret një ecuri ekonomike në përmirësim, çka do të krijojë premisat e duhura për kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme. Në reflektim edhe të kushteve monetare stimuluese, zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private pritet të përbëjë nxitësin kryesor të rritjes ekonomike dhe të mundësojnë kthimin e ekonomisë në ekuilibër. Në këtë kontekst, qëndrimi aktual i politikës monetare dhe kushtet monetare të gjeneruara prej saj, janë të përshtatshme. Ato do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv dhe të ekonomisë në ekuilibër në një horizont afatmesëm, duke minimizuar, njëkohësisht, presionet e padëshiruara në treguesit e sistemit financiar.