Vlerësimi Tremujori III '03

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.10.2003
Data e shtypjes: 14.10.2003
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Tre muaj para mbylljes së vitit 2003, mund të konkludohet se ekonomia ka ecur në përputhje me objektivat e programit të zhvillimit të vendit. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, ekonomia shqiptare duket se do të regjistrojë një rritje tjetër të pëlqyeshme të prodhimit të përgjithshëm. Sipas treguesve më të fundit pritet që rritja reale e PBB-së të jetë në kufirin 6 për qind, aq sa ç’ishte paraparë në programin e zhvillimit ekonomik të vendit për vitin 2003.