Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 30.04.2015
Data e shtypjes: 30.04.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme. Vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe performanca financiare është përmirësuar më tej. Në sektorin bankar, treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit, gjatë periudhës dhe në vijim, paraqiten në nivele të kënaqshme. Cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar në fund të vitit, ndonëse niveli i kredive me probleme vlerësohet ende në nivele të larta. Mbulimi me provigjione dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është në nivele të mira. Kuadri makroekonomik është paraqitur i qëndrueshëm, duke mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe veprimet e politikës fiskale dhe të asaj monetare, janë shoqëruar me një funksionim të mirë të tregjeve financiare dhe ulje të kostove të financimit. Ndonëse me një situatë financiare më të përmirësuar, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve, mbetet i ngjashëm me periudhën paraardhëse.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu