Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 08.10.2014
Data e shtypjes: 08.10.2014
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme. Vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe performanca financiare është përmirësuar. Në sektorin bankar, treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit, gjatë periudhës dhe në vijim, paraqiten në nivele të kënaqshme. Cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet shqetësuese, ndonëse vlerat e raportit të kredive me probleme paraqiten më të stabilizuara në vitin e fundit dhe kredia me probleme në vlerë absolute është me e ulët se një vit më parë. Mbulimi me provigjione dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është në nivele të mira. Kuadri makroekonomik është paraqitur i qëndrueshëm, duke mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe veprimet e politikës fiskale dhe të asaj monetare, janë shoqëruar me një funksionim të mirë të tregjeve financiare dhe ulje të kostove të financimit.