Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2013-2015

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 13.03.2013
Data e shtypjes: 13.03.2013
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Strategjia afatmesme e zhvillimit
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2013-2015, përcakton objektivat institucionale gjatë këtij trevjeçari dhe identifikon masat e burimet e nevojshme për përmbushjen e tyre. Ky publikim organizohet sipas një strukture që transmeton qartë dinamikën e veprimtarisë së brendshme dhe rezultatet e jashtme dhe bën të mundur matjen sasiore, dhe cilësore të masave në përmbushjen e objektivave të parashikuara në strategji. Objektivi kryesor, edhe për këtë periudhë, është orientimi i Bankës së Shqipërisë drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Puna për të përmbushur këtë sfidë madhore do të përfshijë funksionet kryesore të bankës qendrore: politikën monetare, sistemin bankar, infrastrukturën e pagesave, kartëmonedhat si dhe administrimin e institucionit.