Analiza VBBK T2 - 2020

Analiza VBBK T2 - 2020
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 06.07.2020
Data e shtypjes: 06.07.2020
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë shënoi nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002. Tkurrja e treguesit me 50.2 pikë e zhvendosi atë pranë vlerës 52.6 dhe ndjeshëm nën mesataren e tij afatgjatë (Grafik 1). Kontraktimi i TNE-së pasqyroi si përkeqësimin e besimit të bizneseve, më në veçanti në sektorin e shërbimeve, ashtu edhe besimin e konsumatorëve. Besimi i bizneseve dhe i konsumatorëve shënoi nivelet më të ulëta në kohë.