Analiza VBBK T1 - 2020

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 06.04.2020
Data e shtypjes: 06.04.2020
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi vlerën 103.3 gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, duke qëndruar 8.5 pikë mbi nivelin e tremujorit të mëparshëm dhe 3.3 pikë mbi mesataren e tij afatgjatë (Grafik 1). Rritja e nivelit të TNE-së i atribuohet vetëm përmirësimit të besimit në sektorin e shërbimeve.