Buletini Ekonomik, Vëllimi 2, Nr.4 - Mbikëqyrja bankare dhe raporti standard i ekzaminimit

Authori: Arian Kraja
Data e prodhimit: 15.01.2000
Data e shtypjes: 15.01.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Mbikëqyrja bankare është procesi i monitorimit të gjendjes së një banke të veçantë të sistemit bankar, si edhe i vetë sistemit si një i tërë. Raporti i ekzaminimit është një dokument i cili përdoret për të prezantuar tek drejtuesit e Bankës së Shqipërisë dhe tek Këshilli Drejtues i bankës së inspektuar, gjetjet më të rëndësishme, konkluzionet, dhe veprimet korrektuese të rekomanduara, çështje këto të cilat dalin nga një inspektim në vend.