Buletini ekonomik, Vëllimi 2, Nr.1 - Kreditimi i ekonomisë gjatë vitit 1998 dhe parashikimi për vitin 1999

Authori: Fiqiri Baholli, Edlira Abazi
Data e prodhimit: 15.04.1999
Data e shtypjes: 15.04.1999
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Banka e Shqipërisë në programin e saj monetar, ndër të tjera, parashikon rritjen e kërkesës së parasë nga kredia për ekonominë. Mbështetja e ekonomisë me kredi është një nga detyrat kryesore të sistemit bankar, e lidhur ngushtë kjo me kushtet specifike të vendit tonë si: -niveli i prapambetur i teknologjisë dhe i infrastrukturës, -kërkesat e reja që shtron tranzicioni, -mundësitë natyrore që ofrohen dhe mungesa e aktiviteteve që zhvillohen mbi bazën e tyre, -elementet e reja të kapitalizmit në biznes dhe konkurrenca e huaj.